Zyrtare: Giroud te Chelsea
Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit Olivier Giroud nga Arsenali, transmeton zeri.info
“Të kaltrit” kanë paguar rreth 16 milionë funte për shërbimet e reprezentuesit francez.
Futbollisti ka nënshkruar një kontratë 18-mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër./Zëri