Delawie: Populli i Kosovës është kundër zhbërjes së Speciales
Po vazhdon kundërshtimi nga SHBA për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Qëndrimin e tij e ka përsëritur ambasadori Greg Delawie, duke shkruar se as qytetarët e Kosovës nuk e përkrahin një gjë të tillë.
Delawie ka shkruar përmes Twitterit se as populli i Kosovës nuk e përkrah iniciativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale, duke deklaruar se duartroket ata që janë kundër kësaj nisme.
“Duartrokas politikanët dhe të tjerët që flasin publikisht, edhe pse është e vështirë për atë për atë se çka është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”, shkroi ambasadori i SHBA-së.
Nuk është hera e parë që Kosova ka marrë paralajmërime pas iniciativës për shfuqizim që u ndërmorr nga 43 deputetë të Kuvendit.
Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar shtetin se në rast se ndodh një gjë e tillë do të ketë implikime serioze negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës.