Shkëndija e motivuar vazhdon përgatitjet në Antalya

Shkëndija po i vazhdon përgatitjet në Antalya për pjesën e dytë të sezonit në futbollin maqedonas, shkruan zeri.info.

Kuqezinjtë duken mjaft të motivuar dhe kjo shihet përmes fotografive.

Kuqezinjtë të mërkurën u rikthyen në aksion me dy stërvitje në ditë, pasi të martën futbollistët kishin seancë relaksuese pas testit me Zurichun.

Skuadra tetovare u shpall kampione vjeshtore dhe synon ta ruajë pozitën e parë deri në fund të sezonit dhe edicionin e ri të luajë në Ligën e Kampionëve. /Zëri/