Korab Sejdiu i bashkohet LDK-së?

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Një herë për një herë do të vazhdojë si deputet i pavarur, por nëse vazhdojë të merrem me politikë atëherë do të vendosi se ku do të pozicionohem”, ka thënë Sejdiu në Klan Kosova.

“Nuk e përjashtoj LDK'në, megjithatë nuk e shoh vetën në njërën nga partitë në pozitë”, deklaroi ai.

Sejdiu po ashtu ka folur për qeverisjen e vendit. Ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.

“Me gjitha këto ndodhi të fundit dhe për mënyrën se si po punohet, temat që po ngritën, besoj se na kanë sjellë në një situatë ku skena politike është bllokuar”, ka vlerësuar ai.

“Ndoshta do të duhej që zgjedhjet të mbaheshin shumë shpejt – siç po shihet kjo qeveri do të jetë afatshkurtër”, ka thënë Sejdiu.

“Çka është alternativa të vazhdohet me shkelje të ligjit siç po bën ekzekutivi dhe me një kuvend i cili po mundohet të mbaj mbledhje vetëm kohë pas kohë”, është shprehur ai.