Tifozi i kushton këngë Xhakës, bëhet objekt tallje në rrjetet sociale

Granit Xhaka është një nga lojtarët më të dashur në Arsenal këtë sezon, fal golave të tij të jashtëzakonshëm nga largësia

Tifozët e Arsenalit duket se janë të kënaqur me paraqitjet dhe golat e mesfushorit kosovar, Granit Xhaka këtë sezon.

Një prej tyre i ka kushtuar edhe një këngë, e cila është bërë hit në rrjetet sociale.

“Lajmi i fundit: Granit Xhaka kërkon të largohet pasi ka dëgjuar këtë këngë”, shkruan SPORTbible. /Express/