Surpriza për Lorik Canën

Edhe pse është tërhequr nga futbolli, vijon të mbetet një ndër personazhet më të dashura për shqiptarët. Bëhet fjalë për Lorik Canën, i cili për shkak të punës së tij është i detyruar të udhëtojë shpesh, duke bërë që familja e tij ta ndjejë mungesën.

Dhe duket se këtë herë largimi i Lorikut nga shtëpia ka qenë për një kohë të gjatë, çfarë ka bërë që bashkëshortja dhe djali i tij ta presin me një surprizë të këndshme kthimin e tij.

Monica, bashkëshortja e ish kapitenit Cana ka përgatitur një ëmbëlsirë dhe këtë surprizë Loriku e ka ndarë me fansat e tij.