Fitore minimale e Juventusit
Juventusi ka shënuar fitoren e katërt më radhë.
Kampionët e Serie A kanë mposhtur në shtëpi Genoan, me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në pjesën e parë.
Ishte Douglas Costa që shënoi në minutën e 16’.
Me këtë fitore, Juventus numëron 53 pikë, duke u renditur në vendin e dytë në Serie A, me një pikë më pak se liderët e Napolit./Lajmi.net/