Liverpool me transferim të papritur nga Bundesliga

Sipas "Daily Star", Liverpool ka shprehur interesim për Christian Pulisic të Borussia Dortmundit.

Liverpooli ka përcaktuar objektivin e ri të janarit.

Sipas “Daily Star”, Liverpool ka shprehur interesim për Christian Pulisic të Borussia Dortmundit, përcjellë “Lajmi.net”.

“The Reds” hoqën dorë nga Thomas Lemar i Monacos, pasi që çmimi i tij ishte 100 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse oferta e klubit nga “Anfield”, do t’i përmbushë apetitet e drejtuesve gjermanë.