Yll Rugova emërohet drejtor i Kulturës, Rinisë e Sportit në Prishtinë

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë tash e tutje do të udhëhiqet nga Yll Rugova, i cili në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë duke garuar në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje arriti të siguroi një ulese në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shkruan zeri.info.

Rugova, i lindur në vitin 1984, njihet si aktivist politik. Me profesion ai është dizajner dhe tipograf.

Ndryshe në opinionin publik Rugova njihet edhe si një nga themeluesit e “Partisë së Fortë” dhe iniciator i disa aktiviteteve politike, përfshirë këtu edhe protesta.

Ai ligjëron dizajn grafik në një nga Universitet që funksionojnë në Kosovë dhe është bashkëthemelues i një kompanie që quhet “Trembelat”. Rikujtojmë se Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit në Prishtinë vitet e fundit u udhëhoq nga Besart Vllahinja, nga radhët e AKR-së. /Zëri/