Rrokulliset një cisternë në magjistralen Prishtinë – Gjilan
Një cisternë është rrokullisur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, e cila sipas dëshmitarëve është vetë-aksidentuar.
Rasti saktësisht ka ndodhur në fshatin Llabjan, dhe siç shihet edhe nga një fotografi që ka dërguar një lexues i "zeri.info", shihet se është bllokuar edhe rruga.
Nuk raportohet për të lënduar.