Policia gjenë drogë në Burgun e Dubravës
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Burgun e Dubravës është gjetur përsëri substancë narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore pasi që tek i njëjti është gjetur një sasi me peshë 76 gramë e kësaj lënde narkotike.
Rasti ka ndodhur gjatë vizitës së një vizitori në burg, ndërkaq që me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt