Ja si e uron Obama gruan e tij për ditëlindje

Për Barack Obamën sot është festë e madhe. Ai sot po feston ditëlindjen e bashkëshortës së tij, Michalle Obama.

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale e ka uruar gruan e tij me fjalët më të bukura të dashurisë.

Michelle Obama, në shumë raste u emëruar si frymëzim për femrat në përgjithësi në gjithë botën.

Obama ia ka bashkangjitur disa fjalë një fotoje të publikuar, duke ia shprehur dashurinë që ka, bashkëshortes së tij.

Mesazhi i Obamës:

‘Ti nuk je vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, ti je shoqja ime më e mirë. Unë e dua fuqinë tënde, hirin tënd dhe vendosmërinë tënde. Unë të dua më shumë çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen'. /Zëri/ 

 

You're not only my wife and the mother of my children, you're my best friend. I love your strength, your grace, and your determination. And I love you more each day. Happy Birthday, @MichelleObama

A post shared by Barack Obama (@barackobama) on