A do të përfshihet Serbia në hetime: Flet ministrja e Drejtësisë
Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç deklaroi se Serbia ende nuk ka marrë përgjigje nga EULEX-i për kërkesën që Serbia të marrë pjesë në hetimin e vrasjes së kreut të Iniciativës Civile, Oliver Ivanovic.
Ajo ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria për krime të organizuara që të dorëzojë të dhënat e mbledhura dhe procesverbalin e vëzhgimit dhe hetimit të dëshmitarëve.
Ndër tjerash Kuburovic nuk ka dashur të flasë lidhur me atë se kur është koha e përshtatshme për të marrë përgjigje.
Ivanoviq është vrarë në mëngjesin e së martes derisa po hynte në selinë e partisë së tij, shkruan Gazeta Metro.
Rreth vrasjes së Ivanovicit sot kanë biseduar në teledon presidenti Hashim Thaçi dhe ai Aleksandart Vucic, ku i vlerësua se zgjidhja e vrasjes së politikanit serb është kontribut për paqen.