Policia me kontrolla të rrepta sigurie

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë.

Për zbardhjen e këtij rasti, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

“Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë” thuhet në kërkesën e Qeverisë.