Autobusi shkel këmbësoren në Gjakovë

Të hënën, në Rrugën e UÇK-së në Gjakovë, një person gjersa ishte duke drejtuar autobusin, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, njofton Policia e Kosovës.