Reka: Shfuqizimi eventual, kthen Specialen në Kosovë me veton Ruse

Profesor Blerim Reka, përmes një statusi në rijetin social Facebook ka shkruar se shfuqizimi eventual i Gjykatës Speciale nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, e kthen specialen në Kosovë me veton Ruse, raporton zëri.info.

Ja statusi i plotë i tij:

Gjykatën Speciale, e pat inicuar Rusia, duke kërkuar themelimin e saj, me Rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për ta evituar këtë skenar të rrezikshëm të kushtëzimit të mëvonshëm (me veton ruse) për mbylljen e kësaj gjykate, aleatët perëndimorë arritën që gjykatën ta zhvendosin nga juridiksioni i Këshillit të Sigurimit, jashtë OKB-së.

Mjafton ta rikujtojmë rastin e Rezolutës 1244/99, e cila as pas 20 vitesh, nuk po mund të shfuqizohet - pa pajtimin Rus. Me një gjykatë speciale të themeluar nga KS, Rusia gjithnjë do të ç’pikte argumente për vazhdimin e mandatit të saj, duke mbajtur peng me vite konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Në vend të kësaj, Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligjin për Dhomat e Specializuara Gjyqësore; selia e së cilave është në Hagë; prokurori kryesor – është amerikan; ndërkaq gjyqtarja kryesore- nga BE. Ç’ fuqizimi eventual i saj, e kthen specialen në KS – me veton Ruse / Zëri