Të shtëna me armë zjarri drejt një shtëpie në Deçan
Një banor i fshatit Dashinoc të Deçanit ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë vërejtur tetë vrima që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Nuk raportohet për të lënduar.