Thaçi ngushëllon familjen Çapriqi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Çapriqi pas vdekjes së profesorit Basri Çapriqit.

“Vdekja e hershme e krijuesit, pedagogut dhe intelektualit Basri Çapriqi është humbje e madhe për familjen, miqtë, institucionet arsimore dhe kulturore, ku ai dha një kontribut të çmuar. Ngushëllimet më sinqerta familjes Çapriqi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.