Nëntë gabimet e Realit që shpjegojnë rënien në La Liga
Kampioni aktual i Spanjës, Real Madrid po kalon momente të vështira në la Liga, ku pas 18 ndeshjeve renditet në vendin e katërt me 16 pikë më pak se Barcelona në vendin e parë
Mungesa e golave, rënia fizike, plani B dhe vendimet e Zinedine Zidane janë vetëm disa nga pikat e dobëta të këtij Real Madridi këtë sezon.
Prej një skuadër që dominonte në çdo ndeshje sezonin e kaluar, këtë sezon madrilenët po rrezikojnë edhe pozitën e katërt.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, janë nëntë arsye për krizën e Realit në La Liga dhe ato janë:
1. Pikët e humbura në Bernabeu – Në 10 ndeshja sa janë luajtur në Santiago bernabeu, Reali ka fituar pesë, ka barazuar dy dhe ka humbur tre herë
2. Mungesa e golave – Asnjëherë në histori të ligës nuk ka ndodhur që golashënuesi më i mirë i Realit pas 18 ndeshjeve të para të ketë vetëm katër gola (Ronaldo, Bale, Isco dhe Asensio)
3. Lëndimet e Bale – Gareth bale ka munguar në 9 nga 18 ndeshje në La Liga për shkak të lëndimeve të vazhdueshme
4. Rënia e macelos – Braziliani është një nga lojtarët më të dobët të këtij Real Madridi, duke lënë krahun e tij të majtë vazhdimisht të ekspozuar dhe duke bërë gabime në fazën e sulmit
5. Zidane nuk reagon – Trajneri Zinedien Zidane pavarësisht rezultateve jo të mira, nuk reagon në zëvendësime ose ndryshme në formacion, pasi gjithnjë luan me lojtarët dhe skemën e njëjtë
6. Blerje të lira – Reali gjatë verës humbi lojtarë të mëdhenj si Pepe, James Rodrguez, Danilo, Morata e Coentrao, të cilët i zëvendësoi me lojtarë të rinj ose të akademisë
7. Minutat e fundit nuk funksionojnë më – Real Madrid sezonin e kaluar shumë ndeshje i kishte vendosur në minutat e fundit, çka nuk po ndodh këtë sezon
8. Ndjenja e keqe pas El Clasicos – Humbja 0:3 nga Barcelona në Santiago Bernabeu ka ndikuar në psikiken e lojtarëve, e sidomos ndjenja e inferioritetit me inkuadrimin në lojë të Kovacic në vend të Iscos
9. Objektivi Superkupat – Triumfet në Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit dhe në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës duket se kanë ndikuar në gjendjen fizike të lojtarëve