Federata e nderon, por Bunjaki mungon

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka ndarë mirënjohje për ish selektorin e Kosovës, Albert Bunjaki – në ceremoninë e shpalljes së laureatëve që po mbahet në këto momente, raporton “Zëri”.  

FFK-ja e ka vlerësuar kontributin e Bunjakit, me të cilin e ndërpreu kontratën para pak muajve.

Por, Bunjaki ka munguar në ceremoni dhe në vend të tij mirënjohjen e ka pranuar Bajram Shala. /Zëri/