Shkëndija transferohet në Ohër

Shkëndija lë Tetovën për të vijuar përgatitjet dimërore shtatë ditët e ardhshme në Ohër, shkruan uebfaqja zyrtare e klubit, përcjellë zeri.info.

I riu Ensar Luma është emër ri në ekipin e parë, pasi avancohet nga skuadra U19. Në Tetovë mbeten Abdurahimi dhe Asani.

Kuqezinjtë kanë mbyllur fazën e parë të përgatitjeve në Tetovë dhe prej sonte skuadra transferohet në Ohër ku do të vijojë stërvitjet 7-të ditët e ardhshme.

Pas matjeve dhe testeve mjekësore stafi teknik tanimë ka nisur implementimin e planprogramit për këtë fazë të përgatitjeve, ku theks i veçantë i kushtohet ngritjes së nivelit të forcës fizike.

Në Ohër do të punohet nga dy herë në ditë, kombinuar në palestër për ngritje të peshave dhe terren.

Trajneri Osmani më 12-të dhe 16-të janar ka paraparë ndeshje testuese brënda grupit.

Risi në mesin e futbollistëve është prania e të riut Ensar Luma, i cili me rekomandim të stafit teknik nga ekipi U19 ka kaluar në skuadrën e parë.

Ndërkohë jashta listës së futbollistëve për në Ohër kanë mbetur Besart Abdurahimi dhe Xhelil Asani të cilët do të vijojnë stërvitjet individuale në Tetovë, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e stafit teknik për pjesën pranverore të sezonit.

Pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Ohër janë:

Portierë:

Kostadin Zahov

Saladin Mustafi

Bekim Rexhepi

Artan Iljazi

Mbrojtës:

Bllagoja Todorovski

Mevlan Murati

Olsi Teqja (Alb)

Egzon Bejtullai

Ylber Beqiri

Mevlan Adili

Ardian Cuculi

Mesfushorë:

Sabit Bilali

Besmir Bojku

Enis Fazlagic

Ennur Totre

Armend Alimi

Arbin Zejnullai

Ferhan Hasani

Sulmues:

Stenio Junior (Bra)

Ensar Luma

Marjan Radeski

Besart Ibraimi

Shefit Shefiti

Izair Emini