Këta janë yjet me koeficientin më të lartë të inteligjencës

Nicole Kidman, Matt Damon, Shakira, Sharon Stone, James Franco dhe Natalie Portman janë vetëm disa prej personave të famshëm të cilët e kanë koeficientin e inteligjencës (IQ) mbi 130, transmeton Hollywood.com

Ashton Kutcher 160

Besoni apo jo, koeficientin e njëjtë e ka edhe fizikani i njohur Stephen Hawking.

Matt Damon 160

Aktori i famshëm ka studiuar në Harvard, edhe pse, për shkak të aktrimit, kurrë nuk e ka përfunduar. “Skicën” për skenar të filmit “Good Will Hunting” e ka shkruar në orën e gjuhës angleze.

Quentin Tarantino 160

Tarantino ka IQ sa të Albert Einstein’it

Kurrë nuk e ka kryer as shkollën e mesme sepse e kishte kuptuar se shkollimi është i kot, prandaj filloi të punojë në kinema si person i cili i tregonte njerëzve rrugën deri te ulëset e tyre. Megjithatë, regjisori i famshëm pretendohet se e ka koeficientin e inteligjencës të njëjtë si Albert Einstein – 160.

Sharon Stone 154

Një prej aktoreve më të bukura të Holivudit gjithashtu është edhe një prej aktoreve më inteligjente në botë.

Steve Martin 142

Para se të bëhet legjenda e komedisë, Steve Martin ka studiuar filozofi në universitetin shtetëror të Kalifornisë (Cal State). Ishte i magjepsur me shkollë, ëndërronte që një ditë të bëhet profesor, por gjithçka ndryshoi kur u transferuar në Universitetin e Kalifornisë (UCLA) , ku kishte zgjedhur drejtimin e teatrit.

Natalie Portman 140

Ajo ka studiuar psikologji në Harvard, dhe dy punime të saja janë publikuar në revista shkencore. Në fakultetin e njëjtë ka punuar edhe si hulumtuese, dhe flet rrjedhshëm madje pesë gjuhë./gazetametro.