Pas lajmit se e vrau xhaxhai, reagon Aida Doci

Edhe pse është futur vonë në skenën muzikore, Aida Doci është shndërruar në një emër shumë të pëlqyer për publikun.

Artistët tanë janë gjithmonë në syrin e medieve dhe për çdo gjë që bëjnë është shumë e vështirë t’i ikin vëmendjes së tyre, shkruan lajmi.net.

Por, ata nganjëherë përballen edhe me disa gjëra të pakëndshme, siç janë lajmet e rreme, të cilat dinë të trondisin edhe familjarët e tyre.

Një rast i tillë është me një raportim nga një medium, ku thuhet se këngëtarja Aida Doci ka vdekur pasi e ka vrarë xhaxhai i saj.

Këngëtarja, e cila është shëndosh e mirë, ka reaguar pas këtij lajmi, duke shkruar “Qe nja dy tri her pom vrajn qishtu qito Gazeta. Mazi edhe kur t’vdes pernime tutna skan me besu ma”.