Lushi: Dënimi me kusht vetëm i deputetëve të VV-së është dënim me kusht për Republikën

 Analisti Uk Lushi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar rreth dënimi më kusht të deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kishin gjuajt gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ja statusi i plotë: Dënimi i sotëm me kusht vetëm i deputetëve të VV-së lidhur me hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës është dënim me kusht për Republikën e Kosovës. Tash, që parodia gjyqësore të mos shndërrohet në farsën më të turpshme juridike në historinë e Kosovës, duhet të ngriten padi dhe të dënohen kryeministri Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Fatmir Limaj, ministri Pal Lekaj, deputetja Time Kadrijaj, deputeti Haxhi Shala, deputeti Rexhep Selimi dhe e pakta 20 ish-- apo deputetë aktualë nga VV-ja, AAK-ja dhe Nisma, që kanë marrë pjesë në veprimin politik me lotësjellës të opozitës në vitet 2015 dhe 2016. Ky dënim dhe aktgjykimi i sotëm i Gjykatësit Kalludra janë fara më e rrezikshme që është mbjellur në tokën politike të Kosovës prej çlirimit nga Serbia. Drejtësia selektive është më e keqe se padrejtësia dhe nëse nuk gjendet zgjidhje do ta shkatërrojë shtetin. Shpresa e vetme mbeten deputetët e Kuvendit të cilët duhet t'a çrrënjosin legjislativisht bimën e fares së keqe nga toka e Kosovës sa më shpejt.