Visar Ymeri jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat revokuese në këtë Lëvizje, raporton ‘Zëri.info’.

Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një konference të thirrur sot për media.

“Jap dorëheqje për shkak të paknaqësive të këtyre ndodhive. Shpresoj që kjo dorëheqje të kuptohet si alarm i atyre që përdorën metoda për linçim e insinuata. Ky është një nga vendimet më të vështira në jetën time. Ka më shumë se një vit që jemi duke u marrur me një problem, jemi munduar që ta mbajnë të bashkuar", tha ai.

Ymeri tha edhe se ky vit i fundit ka filluar t’i rrënoj themelet e partisë së tij, dhe siç thotë ai "metoda është e padrejtë dhe e panevojshme sepse VV posedon organet e mbrojtjes", njofton tutje ‘Zëri.info’.

"Lëvizja kur nuk është e bashkuar nuk është e fort, e kur nuk është e fort ajo humb jo vetëm ne por tërë Kosova", deklaroi ndër të tjera Ymeri.

Ai bëri të ditur se një nga arsyet e dorëheqjes së tij është mospërfillja që iu bë atij si kryetar i Lëvizjes.

Gjithashtu Ymeri tha se me problemet e kohëve të fundit të Levizjes Vetëvendosje e ardhmja e Vetëvendosjes varet se si partia e tij i zgjedh këto probleme, dhe vijon Ymeri "nëse nuk e zgjedhim drejt problemi do të na dëmtonte shumë".

“Kohëve të fundit ka pasur intensitet të shpërfilljes sime si kryetar. Në këto rrethana është e pamundshme të veprosh. Shpresoj që kjo të kuptohet si alarm në gjendjen në të cilën kemi ardhur. Unë shpresoj që njërëzit këtu t’i thëerrasin mendjes e të mos e shkatërrojnë Lëvizjen për inate personale”, thë ndër të tjera Ymeri /ZERI