Komuna e Prishtinës me organizim për pritjen e Vitit të Ri
Komuna e Prishtinës sot në sheshin “Zahir Pajaziti” do të organizojë pritjen e Vitit të Ri, ku pritet të ketë edhe muzikë pije, ushqim si dhe fishekzjarre, transmeton Zeri.info.
Organizimi do të fillojë nga ora 21:00.
Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ftuar qytetarët përmes një shkrimi në Facebook që Vitin e Ri ta presin në shesh.
“#PriteNshesh me shoqni, pije, ushqim, fishekzjarre edhe 4 super bendet tona, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Zeri.