Policia ‘blindon’ ndërtesën e Qeverisë

Protestuesit të cilët deri para pak minutave ishin duke protestuar para ndërtesës së KEDS-it për shtrenjtimin e rrymës, janë duke vazhduar rrugën për tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, siç raporton “Zeri.info”, para ndërtesës së Qeverisë vërehen masa të shtuara të Policisë së Kosovës.