Kryesia nis mbledhjen, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen para pak minutash, raporton zeri.info.
Në rend dite ndër të tjera është adresimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
Po ashtu, si pikë e rendit te ditës është edhe shqyrtimi i dytë i projektbuxhetit për vitin 2018, raporton "Zëri".
Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancat plenare të radhës:
2.1. Adresimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
2.2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.