LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë eprori i UÇK-së

OVL-UÇK në Pejë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë veterani i luftës, Miftar Idrizaj- Tali.

Idrizaj është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare.

I ndjeri ishte epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, familjarët e tij kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në orën 15 në varrezat e qytetit në Pejë.