Debat i ashpër mes kryeministrit Haradinaj e deputetes Haxhiu
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka ngritur çështjen e Marrëveshjes për Drejtësi.
Ajo i është drejtuar kryeministrit Haradinaj se cili është qëndrimi i tij personal për këtë marrëveshje.
“Cili është qëndrimi z.Haradinaj për Marrëveshjen për Drejtësi”, ka thënë Haxhiu, raprton "Zeri.info".
Ndërkohë kryeministri Haradinaj ka thënë se kjo Marrëveshje është një fillim i gjyqësorit në veri.
Ani pse sipas tij kjo marrëveshje nuk është perfektë, ai tha se është një nisme e mire.
"Marrëveshja për drejtësinë edhe produkt i dialogut në Bruksel. I cili e shënon një nisje të gjyqësorit ne veri dhe s’është perfekt por është një nisje e gjyqësorit ne veri. Për shkak se korniza brenda se cilës operohet janë ligjet e Kosovës", ka thënë ai, raporton "Zëri".
Ndërkaq deputetja Albulena Haxhiu u ka kujtuar edhe një herë të gjithëve në Kuvend që deputetët e LVV-së mungojnë në seancë pasi janë në burg padrejtësisht.
Ndërsa kryeministri Haradinaj ka kërkuar që të ndërpritet paraburgimi për deputetet e LVV-së pasi siç tha ai kundërshtimet e tyre ishin politike.
" E para edhe në një seance paraprake e kam propozuar që të nxirret një nen për këto vepra që akuzohen deputetët. Te merret një vendim që për kundërshtime politike të ndërpritet kjo praktikë", tha ai. /ZËRI/
Ai po ashtu ka kërkuar që deputetet të kenë më shume imunitet.
Tutje Haradinaj tha se dialogu ka ngecur dhe nuk po e arrin t'i shkrije marrëdhëniet Kosovë -Serbi.
“Vlerësimi im në tërësi për dialogun është që pas marrëveshjes se prillit 2013 ka një ngecje. Mbetet i tillë nuk ka arsye Kosova të vazhdojë një dialog i tillë që s’i jep fund çështjes mes Kosovës dhe Serbisë’, tha ai.