Theresa May në Bruksel, diskuton për BREXIT

Theresa May pritet në një samit në Bruksel, disa orë pasi rebelët konservatorë në Commons mundën qeverinë në një votim kyç të Brexit.

Deputetët mbështetën një amendament duke u dhënë atyre një garanci ligjore për një votim mbi marrëveshjen përfundimtare të Brexit.

Një rebel, Stephen Hammond, u shkarkua nga kryeministri si nënkryetar i partisë pas votimit, njofton Klan Kosova.

Vende të tjera anëtare të BE mund të vendosin të ecin përpara në bisedimet tregtare me Mbretërinë e Bashkuar në samitin e tyre dy-ditor.

Negociatat pritet të përqëndrohen së pari në marrëveshjen e përkohshme që do të fillojë sapo Britania të largohet nga BE-në mars 2019.