Igli Tare u ‘kap’ me gjyqtarin, e pëson rëndë

Igli Tare, u bë sërish protagonist këtë javë në Itali, kur në pushimin ndërmjet pjesëve, zbriti në tunelin e stadiumit Olimpico, dhe u kap me zyrtarët e ndeshjes Lacio-Torino, pas kartonit të kuq që arbitri i ndeshjes dha për Çiro Imobilen.

Drejtori shqiptar shprehu pakënaqësitë për drejtimin e ndeshjes, por tashmë komisioni i disiplinës pranë federatës italiane të futbollit, e ka dënuar me 5000 euro gjobë për këto veprime, si dhe 1 javë pezullim, shkruan Panorama.