Belgjikë, anulohen 300 fluturime për shkak të borës

Rreth 300 fluturime janë anuluar sot për shkak të borës në aeroportet belge, njoftojnë mediat. Këto anulime të fluturimeve kanë prekur më shumë se 5,000 pasagjerë.

Fluturimet u anuluan edhe në Britani dhe në Holandë. Erërat e forta dhe dëbora e madhe në Evropë kanë bllokuar me mijëra pasagjerë dhe shumë shkolla janë mbyllur.

Sot është dita e dytë e motit të keq në kontinent, dhe Britania ende po përpiqet të "gërmojë" nga bora më e thellë në katër vitet e fundit./Zeri