Ndërron jetë prezantuesi i njohur televiziv

Prezantuesi televiziv, Keith Chegwin, ka vdekur në moshën 60-vjeçare, pas një beteje të gjatë që ka pasur me një sëmundje në mushkëri.

Lajmin për kalimin e tij nga kjo botë e ka bërë familja e të ndjerit përmes një njoftimi, shkruan Mirror.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Keith Chegwin kaloi në botën tjetër, pas një sëmundjeje të gjatë në mushkëri, e cila ia përkeqësoi gjendjen sidomos në fund të këtij viti”.

“Kathe vdiq paqësisht në shtëpinë e tij pak pas mesnate. Gruaja e tij Maria, e bija Rose dhe i biri Ted ishin pranë tij deri në momentet e fundit”, thuhet në njoftimin e familjes.