Të gjithë në dilemë, kishte apo jo brekë nën fustan? - (Foto)

Në qilimin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Beauty Awards", të gjitha shikimet ishin të drejtuara tek ylli televiziv britanik, Danielle Sellers, e cila me një fustan të zi dhe me prerje të thellë, ka bërë që të shtrohet pyetja nëse kishte apo jo të veshura brekë, transmeton Zeri.info.

Dhe ashtu siç kishin dyshuar shumica, ajo për këtë ngjarje, kishte vendosur që brekët t’i lë në shtëpi. Dhe bukuroshja me këtë përzgjedhje, padyshim se është ngjitur në top-pesëshen e veshjeve më shokuese në qilimin e kuq.

Se sa e rrezikshme ishte çdo lëvizje e saj, kjo ishte e qartë për të gjithë, por ajo pjesërisht me sukses është përballur me stilin e saj të veshjes. Në të vërtetë, çfarë është parë është parë dhe nuk ishte e rastësishme, prandaj nuk ka dyshim se Danielle ka dashur vetë të provokoj dhe të ekspozohet.

Është interesant se vetëm disa orë më herët ajo i kishte dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin, prandaj ky fustan ishte një hakmarrje nsaj tij./ZERI