Therje me thikë në Ferizaj

Pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave në Ferizaj, njëri prej tyre është sulmuar fizikisht  dhe ka përfunduar në spital.

Sulmuesi kishte therrë me thikë viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.