Koncert humanitar në ndihmë të Florent Hoxhës

Edhe një herë yjet e estradës sonë u treguan zemërhapur me organizimet humanitare, shkruan “Zeri.info”.

Kësaj radhe ata kanë organizuar një koncert humanitar që do të mbahet sonte në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë për ta ndihmuar 20-vjeçarin, Florent Hoxha, i cili është diagnostikuar me Leukemi Akute.

Bileta e këtij koncerti është 3 Euro dhe të gjitha të ardhurat do të grumbullohen do to t’i jepen familjes së Florentit për shërimin e tij, shkruan “Zeri.info”.

Andaj të gjithë ju që dëshironi ta ndihmoni Florentin, blini një biletë për koncertin e sontëm që fillon nga ora 20:00.

Në mesin e artistëve që do të jenë pjesë e këtij koncerti janë Mc Kresha, Lyrical Son, Blero, Lindon Berisha, Hekuran Krasniqi, Bim Bima, etj. /ZËRI/