Vritet një palestinez në Gaza

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një palestinez afër kufirit me Gazën në përleshjet që ndodhën pasi presidenti amerikan Donald Trump pranoi Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministria palestineze e shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha se qindra palestinezë hodhën goma të ndezura dhe gurë në drejtim të ushtarëve përgjatë kufirit, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.