Aksident në kryeqytet, vetura del nga rruga (Foto)
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh te rrethi i Spitalit në kryeqytet.
Sipas fotove të dërguara në redaksinë e Indeksonline, një veturë pasi ka goditur veturën që kishte përpara, ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.
Aksidentet në kryeqytet kohëve të fundit nuk janë të pakta, e që po shkaktojnë edhe kolona të gjata në rrugë. /Indeksonline/