FIA zyrtarizon 21 garat e vitit 2018
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka zyrtarizuar kalendarit e Botërorit të Vitit 2018. Pas një mungese 10-vjeçare, për shkak të problemeve financiare, rikthehet Çmimi i Madh i Francës, që do të zhvillohet më 24 Qershor në pistën Paul Ricard, e njohur ndryshe Le Castellet.
Gara e parë e vitit, sikurse ka ndodhur në vitet e fundit, do të jetë ajo e Melbournit në Australi, më 25 Mars, ndërsa e fundit në Abui Dhabi, më 25 Nëntor. Janë 21 gara në total, një më shumë se sezoni që u mbyll. Do të mungojë Çmimi i Madh i Malajzisë, ndërsa kombinojnë datat Çmimi i Madh i Kinës me të Bahreinit. Rikthehet edhe Çmimi i Madh i Gjermanisë, i programuar për t’u zhvilluar më 22 korrik në Hockenheim.
21 garat e 2018-ës
25 Mars – Australi (Melbourne)
8 Prill – Bahrein (Bahrain)
15 Prill – Kinë (Shanghai)
29 Prill – Azerbajxhan (Baku)
13 Maj – Spanjë (Barcelona)
27 Maj – Monaco (Monte Carlo)
10 Qershor – Kanada (Montreal)
24 Qershor – Francë (Le Castellet)
1 Korrik – Austri (Spielberg)
8 Korrik – Britani e Madhe(Silverstone)
22 Korrik – Gjermani (Hockenheim)
29 Korrik – Hungari (Budapest)
26 Gusht – Belgjikë (Spa-Francorchamps)
2 Shtator – Itali (Monza)
16 Shtator – Singapor (Singapore)
30 Shtator – Rusia (Sochi)
7 Tetor – Japoni (Suzuka)
21 Tetor – SHBA (Austin)
28 Tetor – Meksikë (Qyteti e Meksikës)
11 Nëntor – Brazil (San Paolo)
25 Nëntor – Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dhabi)