Nëse dikur s’do ta bënte këtë gabim, ky njeri sot do të ishte milioner me Bitcoin

Në kohën kur Bitcoin ka arritur në vlerë marramendëse prej 11,900 dollarësh, një njeri para disa vitesh ka bërë gabimin trashanik, i cili sot do ta bënte atë milioner.

Greg Schoen, një përdorues i Twitter, kishte shkruar në profilin e tij në Twitter më 2011 se i kishte rënë pishman që kishte shitur 1,700 monedhat e tij Bitcoin, kur vlera e tyre ishte $0.30.

“Sikur t’i kisha mbajtur 1,700 BTC në $0.06, në vend se t’i shisja ata për $0.30, tani ata janë $8.00! #bitcoin”, kishte shkruar ai.

Sikur mos t’i shiste monedhat e tij atëherë, sot Greg do të posedonte një pasuri prej 20,236,900 dollarë.