Amanda: Nuk ka mashkull që më reziston! – (Foto)

Ndoshta mund ta njihni Amanda Cerny nga videot e saj të bujshme në YouTube. Mirëpo, ka shumë më shumë se sa vetëm një yll i rrjeteve sociale, transmeton Zeri.info.

Si shtesë për karrierën e saj si modele, Amanda më së shumti njihet për komedinë ‘Vines’ në kanalin e saj në ‘YouTube’. Ajo ka ndikim të madh në rrjetet sociale që merren me fitnesin dhe së fundmi ka bërë emër edhe si një aktore.

Por para se të bëhej një yll i rrjeteve sociale, Amanda kishte fituar famë pas pozimit joshës në revistën erotike “Playboy”. Në të vërtetë, ajo ishte shpallur ‘Playmate of the Month’ në këtë revistë në tetor të vitit 2011.

Kjo i kishte mundësuar asaj që të fitoj një armatë adhuruesish prej 4.6 milionë. Falë famës së saj, por edhe bukurisë dhe pamjes seksi, Amanda kishte rënë në sy edhe të këngëtarit Justin Bieber, me të cilin kishte një aferë të shkurtër dashurie.

Por nuk ishte vetëm kjo lidhje e shkurtër e saj, pasi Amanda njihet për dhjetëra romanca me emra të famshëm por për kohë shumë të shkurtër.

Ajo vetë ka insistuar se nuk është një femër e cila i pëlqen lidhjet e gjata dhe serioze, por e pëlqen që të lidhet me meshkuj të famshëm dhe pastaj t’i braktisë ata, ndërsa insiston se nuk ka mashkull që mund t’i rezistojë.

Amanda insiston se është një aventuriste e madhe në seks dhe e pëlqen të eksperimentojë në dhomën e gjumit.

“Nuk ka asnjë mashkull që mund t’i rezistoj joshjes sime. Secilit mashkull që ia kam vënë syrin, e kam pushtuar. Por nuk i dua lidhjet e gjata. Mjafton ta provoj në shtrat dhe pastaj e braktisi”, kishte deklaruar ajo kohë më parë.

Në anën tjetër, kjo bukuroshe fiton miliona dollarë në vit nga pozimet e saj për revista të ndryshme, por edhe nga prezantimi i kostumeve të larjes.

Po ashtu, ajo tashmë ka realizuar disa paraqitje në seriale dhe filma, ku rolet e saj kanë qenë tepër provokuese dhe kontroverse./ZERI