Edhe Veseli reagon pas raportimit të Komisionit për Demarkacionin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka përshëndetur procedimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi nga Qeveria në Kuvend.
Veseli ka bërë thirrje që marrëveshja të ratifikohet në Kuvend dhe BE ti heqë vizat për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë i Veselit:
Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë.
Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi.
Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave.