Driton Kuka iu del në krahë klubeve

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, iu ka dalë në ndihmë klubeve në të gjitha sportet, për të cilat thotë se kanë nevojë të përkrahen më shumë, në mënyrë që të funksionojnë si duhet, shkruan zeri.info.

“Me shpresë që dikush po fillon të merret me klubet!

Më se 10 vite duke trumbetuar këtë problem!!!

Problemi ma i madh i sportit qysh pas çlirimit është përkrahja e vogël simbolike e klubeve nga Komunat!

Ma në fund Komiteti Olimpik i Kosovës ngriti këtë çështje në nivel alarmues para disa ditësh ndërsa sot edhe Ministri Kujtim Gashi i dha përkrahje fuqishëm kësaj inciative!

Komunat me Kryetar të rinj financoni klubet e jepjuni rastin fëmijëve tanë të merren me sport që promovon edukim e shëndet!”, ka shkruar Kuka në "Facebook". /Zëri/