Sulm i tmerrshëm në xhami, 155 të vrarë, mbi 100 të plagosur

Nga një sulm në një xhami në Sinai, janë vrarë së paku 155 persona. Sulmi me bombë në xhaminë Al Rawdah në provincën egjiptiane Sinaj, ishte tejet i përgjakshëm, transmeton Zeri.info. Shpërthimi i bombës ka ndodhur derisa po kryhej falja e namazit të xhumasë, ndërsa numri i viktimave po rritet vazhdimisht. Tashmë janë konfirmuar 155 viktima, derisa numri i të plagosurve, është mbi 100. Pas shpërthimit të bombës, sulmues të armatosur kanë hapur zjarr nga dy vetura në lëvizje. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë  për sulmin./ZERI