Forca të shtuara të policisë afër Kuvendit, a do të arrestohen deputetët e VV-së?
Numër më i madh i policëve është parë në hyrjen kryesore të Kuvendit të Kosovës.
Pas marrjes së urdhërarresit nga gjyqtari, Beqir Kalludra policia do të duhet t’i arrestojë deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.
Në seancën e cila do të nis nga ora 10:00 ende nuk kanë arritur deputetët e VV-së, raporton lajmi.net
Ata po akuzohen nga Gjyakta për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Në shumicën e seancave këta deputetë nuk janë paraqitur fare në Gjykatë, çka ka sjellur vendimin e gjyqtarit Kalludra për arrestimin e tyre.
Mbetet të shihet nëse ata do të arrestohen nga policia.