Matoshi: AAK-ja partia e parë në Republikë me pushtet faktik

AAK, pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe personave me nevoja të veccanta, ka arrit të përmbys rezultatin në Istog.

Kjo nënkupton se partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka numrin më të madh të komunave, pas Listës Serbe, njofton Klan Kosova.

“Edhe Istogun do ta qeverisë AAK me Gani Dreshajn! Përhajr Ramush Haradinaj!”.

“AAK-ja partia e parë në Republikë me pushtet faktik”, ka thënë anëtari i AAK-së, Halil Matoshi përmes Facebook.

“Ne po rritemi sepse ne po punojmë 16 orë në ditë – 7 ditë në javë – në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka shtuar Matoshi.

Lexo edhe: