Peshkatari gjen një trup të pajetë në Dri

Një peshkatar ka gjetur një trup të pajetë të një burri të mbytur në lumin Dri. Ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes, në fshatin Krajk.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Vesel Gashi, nga rajoni i Policisë së Prizrenit. 

Ai ka bërë të ditur se ekipet e policisë dhe hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.Sipas tij, në bazë të informacioneve të para, viktima nuk ka shenja dëmtimi, dhe trupi i pajetë nuk duket se ka qëndruar gjatë në ate gjendje.

Bëhet e ditur se viktima është mashkull, i moshës rreth 30 vjeçare.