Policia tregon a kanë fletarrest për Albin Kurtin
Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri në orën 10 e 15 minuta të ditës së sotme nuk kanë pranuar nga gjykata asnjë fletarrest për Albin Kurtin.
“Zyrtarisht ende nuk kemi urdhër të pranuar nga ana e policisë”, ka thënë një zyrtar për komunikim me media nga Policia e Kosovës, për Kallxo.com
Pas seancës së djeshme gjykatësi i rastit ka paralajmëruar lëshimin e fletarrestit.