Malli i Çunit për Bubulinën
Aktori I famshëm Kosovar Çun Laçi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka publikuar disa vargje kushtuar vajzës së tij Bubulinës e cila ka ndërruar jetë para pakë ditësh.
Ja postimi i plotë:
Mall
Nëse m’shihni tue shëtitë
Me nji qenush përdore
Diku’ parqeve të Dardanisë
Kthejeni kryet o t’bekuem
E thirrni Bubulinë
M’i thuani fjalët e bardha
Ta mbys ditën e zisë
Se do t’iu shikoj me sytë e saj
T’përmallshëm
E do t’eci gjurmëve
Të vetmisë.